Diplomati iranian dënohet me 20 vjet burgim për komplot për të sulmuar me bombë

Një diplomat iranian është dënuar për një komploti për të sulmuar me bombë në një marsh të madh francez të organizuar nga një grup opozitar në mërgatë, shkruan BBC.

Assadollah Assadi 49-vjeçar, që ka punuar në Ambasadën e Iranit në Vjenë, është dënuar me 20 vjet burgim nga një gjykatë në Antwerp të Belgjikës.

Tre tjerë po ashtu u gjykuan. Të tre janë arrestuar pas një operacioni të përbashkët nga forcat policore gjermane, franceze e belge.

Është hera e parë që një zyrtar iranian është përballur me akuza të tilla në BE që nga revolucioni i vitit 1979.

Franca ka fajësuar ministrinë e inteligjencës së Iranit për sulmet e planifikuara dhe reagoi duke ngrirë asetet e dy zyrtarëve të lartë iranianë. Tehrani insiston se ky komplot është fabrikim./Ekonomiaonline

Read Previous

Ronaldo pritet të rinovojë kontratën me Juventusin deri në vitin 2023

Read Next

Ukrainë, 4 të vdekur nga zjarri në një spital