Disa banorë të Rogovës së Hasit në telashe mes vete për tokë bujqësore

Kjo tokë bujqësore në fshatin Rogovë të Hasit po del të jetë problem i këtyre banorëve që janë mbledhur këtu sot. Rrëfimet e tyre që nga më i vjetri fshatit, treguan që kjo toke ka shumë vite që punohet nga këta banor. Tani sipas tyre dikush e ka blerë në mënyrë të jashtëligjshme.

Avni Gashi, personi për të cilin banorët pretendojnë që u ka zënë tokën e tyre pa të drejtë është po ashtu nga Rogova e Hasit e për të bashkëfshatarët e tij thonë që ai nuk ka pasur asnjëherë prona në këtë anë.

Ne kemi provuar të kontakojmë me personin në fjalë i cili aktualisht ndodhet në Zvicër dhe për shkaqe shëndetësore nuk mund të kthehet në Kosovë për një kohë të caktuar.
I njejti përmes telefonit ka thënë që për çdo pyetje mund të drejtohemi tek avokati i tij Teki Bokshi, të cilin e ka autorizuar që të flas për çështjen në fjalë.

Gjithashtu ekipi televizionit Syri ka pyetur edhe kryetarin e Komisionit për Tokat Bujqësore, Valon Islamaj nga i cili kemi mundur të sigurojmë një kronologji për sipërfaqen e tokës që bëhet fjalë.
Sipas tij ai ka 1 muaj që është emëruar në këtë post dhe këto aktvendime që shihen në këtë dokument i ka gjetur kështu dhe gjithë ajo çfarë ne kemi arritur të kuptojmë është se që nga viti 2015 Komisioni për rregullimin e tokave bujqësore ka lëshuar një aktvendim ku këto parcela evidentohen me emër të Ilinka Rakoceviç.
Dokumenti tutje ka të bashkangjitur edhe emrat e personave që kanë lidhur kontratat  për shitblerje.

Lënda për tokën në fjalë aktualisht është procedurë gjyqësore dhe vendimet e dala nga kjo lëndë do të përcaktojnë edhe pronarin e saj.

Read Previous

Një vit pa aktorin e mirënjohur, Luran Ahmeti

Read Next

Aktori Sean Penn në ndihmë të refugjatëve ukrainas