Disa kompani të transportit të udhëtarëve në Gjakovë kanë rritur çmimet varësisht prej linjave në të cilat ato e zhvillojnë biznesin e tyre. Në relacionin Gjakovë-Prizren biletat e udhëtarëve janë rritur nga 1.50 euro në 2 euro, në linjat për rajonin e reklës së keqe biletat janë rritur nga 0.70 centë në 1 euro.Këtë e kanë bërë të ditur përfaqësuesit e linjave të transportit. Njëra nga udhëtaret është shprehur se biletat e autobusit janë me cmim goxha të larta e sidomos për rata që udhëtojnë cdo ditë.
Kadri Rahmmani, Kryetar i Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve në Gjakovë Kadri Rrahmani thotë se për rritjen e cmimeve nuk ka qenë i informuar dhe shprehet se vetem linja e Rekës së Keqe ka pasur rritje të cmimeve për arsyjet e tyre të konkurrences që kanë. https://www.syri-vision.tv/
Ndërsa shefi i stacionit të autobusëve Agron Hoxha, çmimet e biletave janë rritur si pasojë e rritjes së çmimit të naftës dhe për shka të situatës me pandeminë.
Operatorët ekonomik të transportit thonë se rritja e biletave nuk është aq e madhe, duke marrë parasysh distancën e linjave deri në Prishtinë, Prizren apo edhe Pejë. Deri në fillimin e vitit të ri shkollor 2021-2022, biletat e udhëtarëve do të jenë me qmimin aktual.https://www.syri-vision.tv/