Disa shkolla kanë filluar procedurat për aplikimin e platformës E – shkollori

Në disa shkolla të komunës së Gjakovës kanë filluar procedurat e Platformës E-shkollori. Disa prindër kanë pranuar mesazhe në telefonat e tyre personal me kodet e kyqjes në këtë platformë. E-shkollori ndryshe mund të quhet edhe ditari elektronik, ku prindërit do të njoftohen në kohë reale për vlerësimin që e bëjnë mësimdhënësit për fëmijët e tyre, gjithashtu edhe për mungesat. Zana Kurtishi Rudi drejtoresha e shkollës “Mustafa Bakija” tha që janë duke punuar në këtë drejtim, por që kanë pasur edhe sfida për të marrë të dhënast përsonale të nxënësve.

Edhe mësimdhënëset e trajnuara për këtë platëformë thanë që janë duke u përgaditur që E-Shkollori të filloj aplikimin sa më shpejtë. Mësimdhënësja Blerina Haraqija tha se shkolla e tyre po përgatitet edhe për një puntori në mënyrë që të diskutojnë dhe të ndajnë njohuritë rreth kësaj platforme.

Sesionet trajnuese të E-shkollorit kanë përfunduar dhe tani faza e regjistrimit të prindërve në këtë platform do të marrë më shumë kohë. Por që përfundimi e gjithë kësaj do të sjellë dobi të mëdha në sistemin arsimor u thanë në këtë rast.

Read Previous

Grabitje në tentativë në fshatin Ponoshec të Gjakovës

Read Next

Tregjet në qytetin e Gjakovës nuk kanë rritur çmimet