Disa persona kanë humbur jetën pasi një veturë është futur në turmën e qytetarëve që po qëndronin në një festival rruge në qytetin Vancouver të Kanadasë, ka njoftuar Policia e këtij shteti.
Sipas policisë, edhe shumë të tjerë janë lënduar nga incidenti që ka ndodhur të shtunën në mbrëmje (sipas kohës lokale atje).
Ngasësi i veturës është ndaluar.
Nuk dihet ende saktë se sa njerëz kanë vdekur./Koha.net