Disenjatorja Yllka Haxhiu prezanton krijimtarinë e saj

Bota e artit është e pakufishme, kështu thotë vajza e cila po jetëson ëndrrën e saj të kahmotshme, Yllka Haxhiu.     

Në videon më poshtë do shihni ilustrimet e disenjatores që pretendon të kalojë kufinjtë për të prezantuar krijimtarinë e saj. Detajet bëjnë diferencën prandaj Yllka do të lë shenjë në cdo gjë që prek dora e saj.

Ajo cfarë bie në sy është llojllojshmëria e ngjyrave përmes së cilave synon të kthej zymtësinë në harmoni. Periudhën e pandemisë ajo e ka shfrytëzuar për ta sprovuar veten në punë të tjera kreative.

Nuk ekziston një pikë referimi se ku inspirohet  Yllka. Frymëzimi natyrshëm buron nga brendësia e stilistes që do të jetë në hap me modën por gjithmonë duke i sjellë gjërat sipas mënyrës së saj.

Read Previous

Shqiptohen 481 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Read Next

Java e sportit rikthen veteranët e futbollit në fushat e blerta