Është mbajtur mbledhja e 3 të e komitetit për politikë dhe financa në Gjakovë. Fillimisht u shqyrtua procesverbali nga mbledhja e kaluar për të kaluar në shqyrtimin e raportit financiar të komunës së Gjakovës që u prezantua nga drejtori për buxhet dhe financa në këtë komunë, Durim Halilaj. Pas prezantimit, anëtarë të opozitës parashtruan disa pyetje lidhur me disa shpenzime dhe shifra që ata i cilësuan të paqarta.
Lidhur me pyetjet e parashtruara u përgjigj vet drejtori Halilaj.
Më pas mes kështilltarit komunal nga Vetëvendosje, Ali Tafarshikut dhe drejtorit për buxhet dhe financa pati diskutim sa i përket parkut të qytetit si dhe objektit të ri të komunës.
Në pikën e 4 të rendit të ditës u prezantuar raporti vjetor për punë i vitit 2021 i njësisë për Menaxhimin e Burimeve njerëzore ku menaxheri i këtij sektori, Kushtrim Brahimaj raportoi para anëtarëve të komisionit. Kjo pikë ngjalli diskutim pasi që opozita kërkoi që në këtë raport të jenë të përfshirë edhe emra e personave të punësuar.
Anëtarët e KPF-së votuan raportet e diskutuara sot. Po ashtu u vendos që në mbledhjen e ardhshme të asamblesë, të diskutohet edhe tema “Mekanizmi kundër dhunës në shkolla”.