“Diskriminimi gjinor në vendin e punës” kjo ishte tema e cila mblodhi përfaqësues të tetë komunave të Rrafshit të Dukagjinit. Rrjeti OJQ-ve të grave “Qeliza” në Gjakovë e panë të arsyeshme organizimin e një trajnimi I cili në fokus ka minimizimin dhe adresimin e rasteve të tilla.
Vetë pjesëmarrësit çmuan një nismë të kësisoji.
Nje dukuri negative e cila është shumë e shpeshtë në shoqërinë tonë, kështu u shpreh avokatja Edona Sina, e cila theksoi se në bazë të trajnimeve që i kanë mbajtur kanë vërejtur se ka mungesë të dukshme të informaciont në aspektin ligjor.
Pohojmë se kjo tryezë diskutimi pati qëllim të shpalosë të gjeturat e hulumtimit dhe rekomandimet nga cikli i trajnimeve që janë mbajtur në tetë komuna.