Distria Krasniqi i prin listës prej 40 sportistëve për Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Kosova do të përfaqësohet nga 40 sportistë në sporte të ndryshëm në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Listës i prinë kampionia olimpike e xhudos, Distria Krasniqi, derisa xhudo është sporti që përfaqësohet me më së shumti sportistë nga Kosova, me gjithsej tetë.

Krahas Krasniqit, nga sporti më i suksesshëm në vend, janë edhe kampioni i Evropës 2021, Akil Gjakova, medalistja e bronztë e botës 2019, Loriana Kuka, nënkampionia e Evropës 2022, Laura Fazliu, kurse Nora Gjakova do të mungojë shkaku i dëmtimit.

Sportin e boksit do ta përfaqësojnë pesë garues, ku në mesin e tyre është edhe medalistja e bronztë e botës, Donjeta Sadiku.

Me pesë sportistë do të përfaqësohet edhe karate, ku listës i prinë Elhami Shabani, që së fundi fitoi medaljen e bronztë të Evropës, ndërsa nga mundja është vendi i shtatë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, Egzon Shala.

Kampioni i Evropës për grupmoshën U-20, në hedhjen e gjyles, Muhamet Ramadani, përfaqëson atletikën bashkë me tre garues tjerë.

Në Oran do të përfaqësohen edhe sportet si: noti, taekëondo, shenjëtaria, pingpongu dhe gjimnastika me nga dy, kurse shigjetaria do të përfaqësohet me tre sportistë dhe badmintoni me një.

Kujtojmë që Lojërat Mesdhetare do të filllojnë me 25 qershor deri më 6 korrik dhe do të marrin pjesë 3390 sportistë nga 26 shtete të ndryshme të botës. /Albanianpost.com

Read Previous

Rizvanolli: Brenda tre vjetësh planifikohet prodhimi i 500 MW nga energjia e ripërtërishme

Read Next

Presidenti i Empoli-t për Asllanin: E pamundur ta mbajmë në skuadër