Distria Krasniqi ka siguruar tjetër medalje të vlefshme. Ajo u kualifikua në finale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Podgoricë.
Në gjysmëfinale të kategorisë deri 52 kg, Distria e mposhti spanjollen Ariane Toro Soler. Ndaj saj fitoi me Ippon të bukur. /Koha.net/