· Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për më shumë armë, duke e përshkruar “çdo vonesë” si “leje që Rusia të marrë jetën e ukrainasve”. Në fjalimin e tij të fundit, ai u bëri thirrje vendeve që të dërgojnë armë, duke thënë se fati i Ukrainës “varet prej tyre”.
· Ukraina është zotuar se forcat e saj do të “luftojnë deri në fund” në qytetin-port të rrethuar të Mariupolit, pasi skadoi ultimatumi rus që trupat e mbetura ukrainase atje të dorëzoheshin.
· Një seri e re sulmesh ajrore ruse ndodhën këtë fundjavë si kujtesë se lufta në Kiev është larg përfundimit, pavarësisht nga shenjat e jetës më normale që po kthehej në rrugë ditët e fundit.
· Ukraina ka plotësuar një pyetësor i cili do të formojë një pikënisje për Bashkimin Europian për të vendosur për anëtarësimin e Kievit, tha Ihor Zhovkva, nënkryetari i zyrës së presidentit Volodymyr Zelensky.
· Zelensky tha se ai e ka ftuar presidentin francez Emmanuel Macron të vizitojë Ukrainën për të parë vetë provat se forcat ruse kanë kryer “gjenocid”, një term që Macron nuk e ka përdorur.
· Oleg Synegubov, kreu i administratës rajonale të Kharkiv, tha se forcat ukrainase po i shtynin me sukses rusët në lindje të qytetit dhe se disa fshatra u çliruan.
· Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët tha se 4,869,019 ukrainas janë larguar nga vendi që nga pushtimi i Rusisë në shkurt.
Burimet: Guardian, Reuters