21 Shkurti shënoi ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare. Duke u ndalur në këtë ditë te gjuha jonë shqipe, si gjuhë amtare e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë, vërejmë se kjo ditë e gjen shqipen jo me pak probleme.
Shqipja si gjuhë e lashtë i ka rezistuar kohës por në ditët e sotme vërehen shkelje të pafalshme të normave të gjuhës standarde duke u ndikuar nga gjuhët e tjera, si mësohet në shkolla apo dhe si ndikojnë rrjetet sociale.
Më shumë informata rreth kësaj ngjarjeje na jep profesoresha Sidorela Doli.
E mesazhi i duhur për një ditë si kjo është “Gjuhët e huaja të japin kulturë, gjuha e nënës të jep identitet”.