Dita Botërore e Qenve Endacakë

Sot është Dita Botërore e Qenve Endacakë.

Organizata të ndryshme që për qëllim kanë mbrojtjen e qenve çdo vit organizojnë aktivitete dhe aksione për të ushqyer qentë endacakë. Ato ankohen se institucionet nuk po përkujdesen për kafshët, përkundrazi ata deklarojnë se institucionet po i vrasin ato.

Në Kosovë janë shumë pak organizata, të cilat merren me kujdesin dhe mbrojtjen e kafshëve si pasojë e buxhetit të vogël.

Çdo vit organizatat kërkojnë që qentë endacakë të mbrohen përmes sterilizimit dhe strehimorëve.

4 prilli si ditë ndërkombëtare e qenve endacakë, ka filluar prej vitit 2010 me iniciativën e disa organizatave holandeze, mirëpo pastaj kjo ditë manifestohet në 15 apo 20 shtete kryesore të Evropës. /KosovaPress/

Read Previous

Vjosa Osmani: Katër vjet Presidente, betim i përjetshëm për Kosovën

Read Next

Maqedonci: Serbia e ka obligim ndërkombëtar t’i dorëzojë terroristët në Kosovë