28 prilli njihet si Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë që shërben si një fushatë ndërgjegjësimi me qëllim përqëndrimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet, sëmundjet dhe vdekjet në mbarë botën.
Sipas Bekim Dolit ekspert i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, Kosova duhet të avansojë legjislacionin dhe të udhëzojë punëtorët të zbatojnë ligjin e punës.
Sektori më i rrezikuar fatkeqsisht mbetet ai i ndërtimit.
Aksidentetet më të shpeshta u ndodhin punëtorëve me mbi 10 vjet përvojë pune andaj Doli bën thirrje për përdorim të paisjeve mbrojtëse dhe kujdes të shtuar.
Siguria në punë është një pjesë kyçe e planifikimit dhe menaxhimit të mirë brenda biznesit të përgjegjshëm shoqëror, çdo kompanie dhe shoqërie në tërësi.