Gjakovë | Dita e Gruas, Policia shpërndan lule dhe mesazhe motivuese

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Divizioni i Policimit në Bashkësi, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), organizoi një aktivitet simbolik me moton “Ju jeni zëri i frymëzimit, i shpresës dhe ndryshimit në botë”, për të shprehur respektin dhe mirënjohjen për gratë dhe vajzat e vendit tonë.

Në kuadër të këtij aktiviteti, zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë shpërndanë lule për qytetaret, gratë dhe vajzat, duke i uruar ato për festën e 8 Marsit.

Në këtë ditë të veçantë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë shpreh urimet më të përzemërta për të gjitha gratë dhe vajzat: “Gëzuar 8 Marsin! Ju jeni zëri i frymëzimit, i shpresës dhe i ndryshimit në botë. Urojmë që kjo ditë të sjellë lumturi, shëndet dhe suksese për ju dhe familjet tuaja!”

Ky aktivitet reflekton përkushtimin e Policisë së Kosovës për të mbështetur dhe respektuar rolin e rëndësishëm të gruas në shoqëri.

Read Previous

Këmbimi valutor: Euro në nivele të ulëta

Read Next

Flora Brovina: Gratë e Gjakovës kanë pasur rol të madh në barazinë gjinore