Dita e ndeshjes: Real Madridi dhe Atalanta do të luajnë për trofeun e Superkupës së Evropës

Sonte fituesi i Ligës së Kampionëve Real Madrid dhe fituesi i Ligës së Evropës Atalanta do të luajnë për trofeun e Superkupës së Evropës në Varshavë.

Dy skuadrat do të zbresin në fushë me fillim nga ora 21:00 në stadiumin PGE Narodowy ku pritet të jetë i stërmbushur.

Për këtë ndeshje trajneri Carlo Ancelotti nuk mund të llogarit në mesfushorin francez Eduardo Camavinga i cili u lëndua në stërvitjen e fundit.

Përveç francezit te Los Blancos mungon edhe David Alaba prej kohësh shkaku i lëndimit, derisa pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion të Acelottit.

Nga ana tjetër te bergamaskët do të startojë nga minuta e parë kapiteni shqiptar Berat Gjimshiti në qendër të mbrojtjes.

Megjithatë te klubi italian ka shumë mungesa, pasi nuk do të luajnë yjet si Teun Koopmeiners, Nicolò Zaniolo, Rafael Toloi, Gianluca Scamacca dhe Giorgio Scalvini. /Telegrafi/ 

Read Previous

Rajoni i dytë rus shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas sulmit në Ukrainë

Read Next

Atalanta, tifozët besojnë në suksesin me Realin: gjashtë mijë në Varshavë, ekran i madh në Bergamo