Dita nisi mbarë me “Çeli sytë”

Sot nisi programi i mëngjesit Çeli sytë në Syri. Hapja ideale pas një pune të madhe dedikuar televizionit në tërësi ishte transformimi që pësoi ky i fundit. E ftuara e parë ishte kryeredaktorja e Syri-t, Ilirjana Pylla e cila u kujdes të na informonte mbi redaksinë dhe për procesin e punës në përgjithësi.

Emisioni i parë, temë kishte muzikën si ogur të mbarë.
E ftuara e dytë ishte Edonjeta Hajdari Qarkaxhia, me të cilën diskutuam për jetën e saj artistike dhe profesionale e impaktin që kjo punë lë në shoqëri.

Muzika në familje, përfaqësues të denjë kishte Ilirjana dhe Ajan Sahatqija, të cilët ndan me ne se si përcillet muzika ndër breza, pak nga personalja dhe përditshmëria e tyre.

Shend Doli, është shembulli konkret se si pasioni i madh me punë e përkushtim mund të jetë profesioni i duhur. I spikatur që në moshë të vogël nga gjyshja, e cila ishte e apasionuar pas muzikës, sot Doli është një kitarist që studion në Gjermani.

Që muzika përcillet ndër breza na e pohoi edhe Dee Jay Shaqa. I ftuari tjetër i “Çeli sytë” i cili tha që u rrit me muzikën pasi babai i tij u mor me të. Edhe pse në një zhanër tjetër, ai popullor e Dj Shaqa moderne.

Emisioni u përmbyll me storjen për embëltoren “Vëllaznimi” për t’ju lënë ëmbël deri në takimin e radhës.

Çeli sytë do t’ju shoqërojë e hënë-e premte, në ora 07:00, në Syri.

Read Previous

Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Read Next

Rishkarkimi i kryeshefit ekzekutiv të KRM “Cabrati”