Vijon ndëshkimi për Rita Orën, shkak: ditëlindja në kushte Covid-i

Vazhdon të bëjë zhurmë ditëlindja e Rita Orës në kushte Covidi, edhe pse ka kaluar kohë tashmë. Përveç një gjobe të majme, detyrimit për të kërkuar një falje publike, Rita vazhdon të humbasë ndjekës në rrjete sociale. Plot 220 mijë ka humbur që nga ajo ditë dhe deri sot, në rrjetin social Instagram.

Ishin disa foto paparacësh që bënë zhurmën e rrjetit ku shfaqej Rita dhe miqtë e saj teksa u përgjigjeshin në derën e lokalit, policëve. 

Ajo kishte rezervuar ambientin, kishte ftuar më shumë miq se 6 persona që masat e Covidi-it lejojnë dhe në fund u justifikua duke thënë se nuk e dinte që masat do të rizgjateshin kur e kishte organizuar ditëlindjen. Kështu që nuk mund të hiqte njerëz nga lista e të ftuarve.

Gjithsesi e dënoi veprimin e saj, por as kjo nuk mjaftoi.

Read Previous

Kurti thotë se Kosova është si Lindja e Mesme, duke pasë “ari të zi” diasporën

Read Next

Seriali në Netflix që ka thyer çdo rekord shikueshmërie