Drejtoria e Arsimit në Gjakovë ka hartuar një draft rregullore për kutitë e ankesave në institucionet e arsimit parauniversitar në komunën e Gjakovës, për të cilat më detajisht tregon drejtori i drejtorisë komunale të arsimit, Gjevalin Nikollbibaj.
Këtë iniciativë e sheh si të qëlluar Arbënor Pozhegu, drejtor i shkollës Mazllum Këpuska.
Mësimdhënësja Mentore Vejsa theksoi se kjo iniciativë do e përmirësojë kualitetin e procesit mësimor në këtë shkollë.
Edhe nxënësit e kësaj shkolle thanë se ndjehen mirë kur kanë ku ti adresojnë kritikat apo sygjerimet e tyre.
Zana Rudi, drejtoreshë e shkollës Mustafa Bakija potencoi se me hyrjen në fuqi të kësaj rregullore do të adresohen më lehtë çështje të shumta që ndodhin brenda shkollës.
Drejtori i arsimit në Gjakovë theksoi se paraprakisht do të mbahen trajnime për të gjithë personat që do të marrin pjesë në këtë procedurë.