Dogana parandalon kontrabandë te Dheu i Bardhë, sekuestron pajisje kirurgjike

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka parandaluar një tentim kontrabandë në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë.

“Një autobus në hyrje të Republikës së Kosovës është selektuar për kontrollë detaje nga njësitë anti-kontrabandë. Gjatë kontrollës së detajuar, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e pajisjeve kirurgjike, e cila, përpos qëllimit të kontrabandimit, po transportoheshin në kushte jo të përshtatshme dhe jo sterile, duke shkelur rregullat dhe standardet e kërkuara për mallrat e këtij lloji”, thuhet në njoftim.

Mallrat e gjetura janë sekuestruar menjëherë dhe është nisur procedura kundërvajtëse ndaj palës së përfshirë.

“Dogana e Kosovës dëshiron të theksojë se veprimet e kësaj natyre janë në përputhje me angazhimin e vazhdueshëm të institucionit për luftën kundër dukurive negative dhe për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, thuhet tutje në njoftim.

Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në përpjekjet e vazhdueshme për të forcuar sigurinë doganore dhe për të garantuar zbatimin e standardeve të larta në të gjitha procedurat e saj. /Telegrafi/

Read Previous

Rohde: Kalimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend do t’i sjell dobi Kosovës

Read Next

Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të tregtohen karburantet