Dokumentar kushtuar Hyrije Hanës, revolucionares e atdhetares së shquar!

10 Marsi shënon lindjen e atdhetares, veprimtares, aktores dhe ideatores së demonstratave të ’68-shit, Hyrije Hana. Hyrije Hana ishte një revolucionare e shquar që me veprimtarinë e saj bëri diferencën.

Ajo u lind më 10 mars 1929 në qytetin e Gjakovës. Gjatë Luftës së dytë Botërore ishte pjesëtare e Aradhës Partizane Bajram Curri. Pas përfundimit të Luftës do të fillojë punën si spikere në Radio Prishtina dhe nga viti 1947 do të inkuadrohet si aktore në Teatrin Profesional të Prishtinës dhe së bashku me Meribane Shalën dhe Katarina Josipin do të jenë ndër aktoret e para në Kosovë. Në Teatrin Profesional të Prishtinës nuk qëndron gjatë sepse ishte motër e “armikut të popullit” Xheladin Hana.

Pak kohë më vonë, me fajin se u qëndroi pas idealeve të saj, burgoset për herë të parë dhe dënohet me dy vite burg. Hyrie Hana ishte “një atdhetare tepër e veçantë, e cila gjatë tërë jetës së saj vetëm i dha dhe asgjë nuk i mori Kosovës. Ajo la në dorëshkrim veprën, “Kujtime – Automonografi”, të cilat u botuan pas vdekjes së saj, në Prishtinë, më 2008.
Këto dhe gjithçka tjetër ndiqni të rrëfyer dhe të faktuara më poshtë:

Read Previous

AP shkruan për sopranon kosovare që ofron ndihmë në Pulmologji

Read Next

Nëna rrah fëmijën, dërgohet urgjent në QKUK