Doza e tretë përforcuese del të jetë e efektshme për Izraelin në parandalimin e Deltës

Më pak se një muaj në fushtën për dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19, Izraeli po sheh shenja të një ndikimi në infeksionin e lartë dhe shkallën e sëmundjeve të rënda të nxitura nga varianti Delta, i përhapur me shpejtësi, thonë zyrtarët dhe shkencëtarët.

Delta goditi Izraelin në qershor, pikërisht kur vendi filloi të korrte përfitimet e një prej vaksinimeve më të shpejta në botë.

Me një ekonomi të hapur dhe shumicën e masave anti-COVID-19 të anuluara, Izraeli kaloi nga infeksionet një shifrore ditore dhe zero vdekje në rreth 7 mijë e 500 raste të përditshme javën e kaluar, 600 njerëz u shtruan në spital në gjendje të rëndë dhe më shumë se 150 njerëz vdiqën vetëm atë javë.

Më 30 korrik, filloi administrimin e një doze të tretë të vaksinës Pfizer-BioNtech për njerëzit mbi 60 vjeç, vendi i parë që e bëri këtë. Të enjten ajo zgjeroi pranueshmërinë tek 30vjeçarët të cilëve u dha doza e dytë të paktën 5 muaj më parë, duke thënë se mosha mund të bjerë më tej.

Në 10 ditët e fundit, pandemia po zvogëlohet midis grupmoshës së parë, më shumë se një milion prej të cilëve kanë marrë një dozë të tretë vaksine, sipas të dhënave të ministrisë izraelite të shëndetësisë dhe shkencëtarëve të intervistuar nga Reuters.

Shkalla e përhapjes së sëmundjes midis njerëzve të vaksinuar të moshës 60 vjeç e lart – e njohur si shkalla e riprodhimit – filloi të bjerë në mënyrë të qëndrueshme rreth 13 gushtit dhe ka rënë nën një, duke treguar se çdo person i infektuar po e transmeton virusin në më pak se një person tjetër. Një normë riprodhimi më pak se një do të thotë që një shpërthim i pandemisë po zvogëlohet.

/KlanKosova.tv/

Read Previous

Sonte hapet edicioni i 13-të i festivali të filmit me metrazh të gjatë “PriFest”

Read Next

Pijet me të cilat kurrë nuk duhet t’i merrni ilaçet