Në katër sy, këtë radhë mysafir kishte Dr. Flori Bakalli, i cili u kthye në retrospektivë në vitet 90- ta duke na treguar hap pas hapi se si u gjendën në atë kohë populli kosovar e me theks të veçantë mantelbardhët.
Bakalli tregoi që nuk ishin vetëm vitet e luftës të vështira për të, edhe para tyre ai haste në probleme nga më të ndryshmet e ndër më të mëdhenjtë, kujton mos certifikimin e diplomës për dy vite radhazi.
Mjeku modest asnjë moment nuk i mbajti meritat për vete, ai tregoi unitetin që kishin ata si staf dhe se si janë munduar ta bëjnë më të mirën e tyre edhe pse mundësitë ishin të vogla.
Doktori me dhimbje flet se aq të vuajtur ishim si popull sa ju gëzoheshim ngjarjeve që sot ne i marrim si të mirëqena, takimet me njerëzit e zemrës dhe thjesht lirisë për të folur shqip pa frikë.
Ajo çfarë i ka ngelur në memorie dhe nuk i shqitet është pakti që kishin bërë me njëri- tjetrin: “Do ikim nga vendi ku shërbejmë vetëm kur jemi të gjithë, pa munguar asnjë, nuk lëmë pas askënd nga ekipi..”
24 Marsi i vitit 1999, e gjeti Dr. Florin në krye të detyrës, ai e përshkruan atë si një nga netët më të gjata të jetës, mendonte se do ishte nata më e lumtur pas shumë kohësh pasi kishin filluar bombardimet e NATO- s, por doli komplet e kundërta, po atë natë kishte filluar djegia e Çarshisë.
Nga ngjarjet e ndryshme të atyre viteve të ndjeshme për popullin, Bakalli ndan me ne se si reaguan ata kur ju kërkua t’i gjindeshin pranë një gruaje shtatzënë në mëngjesin e 25 marsit, pas situatës kritike të një nate më parë.
I pyetur se si e kujton momentin që shumë pak e dinë, të takimit me Dren Cakën asokohe 10 vjeç, Dr. Flori i përlotur rrëfen: “Ende kur më kujtohet takimi me Drenin e vogël, ai moment m’i sfidon emocionet.”
Këto dhe më shumë ngjarje të rrëfyera nga Dr. Flori Bakalli eksluzivisht për TV Syri mund t’i ndiqni këtu:
Si dhe ritransmetimin në ora: 15:00, në Tv Syri.