Ndonëse është e pashmangshme përdorimi i fishekzjarrëve në netët festive, mantelbardhët thonë se duhet kujdes të shtuar. Doktoresha Lumturije Kamberi shefe në urgjencën e Qendres së Mjekësisë Familjare në Gjakovë, thotë se lëndimet nga mjetet piroteknike janë shumë të rrezikshme, prandaj nuk lejohet të përdoren, nëse nuk kanë instruksione për përdorim, e sidomos fëmijët të cilët nga pakujdesia mund të marrin lëndime të rënda.
Dr. Kamberi: Lëndimet nga mjetet piroteknike janë të rrezikshme, fëmijët të mos i përdorin ato