Drejtoresha e spitalit të Koçanit: Viktimat janë nga 14 deri në 24 vjeç

Drejtoresha e spitalit të Koçanit në Maqedoninë e Veriut, Kristina Serafimova mbajti një konferencë për media ku foli për të paktën 59 viktimat nga zjarri në një klub nate.

Ajo tha një numër i madh i viktimave kishin vdekur në vendngjarje.

Serafimova tha se nuk mund ta thonë numrin e të vdekurve, por shtoi se viktimat janë nga 14 deri në 24 vjeç dhe se janë nga Shkupi, Shtipi, Probishtip dhe Koçani.

“Kemi pranuar 70 persona, fatkeqësisht, mes tyre shumë edhe u sollën të vdekur. Pacientët kishin djegie dhe ishin intoksikuar me monoksid karboni. Më pas ata janë transferuar në Spitalin Klinik të Shtipit dhe prej andej disa janë dërguar në Shkup. Aktualisht kemi 20 pacientë me simptoma të lehta. Shumë njerëz kanë vdekur, por deri në përfundimin e identifikimit, nuk mund ta themi numrin e saktë. Identifikimi i disa personave ishte i vështirë për shkak se disa prej tyre nuk kishin karta identiteti. Viktimat ishin të moshës nga 14 deri në 24 vjeç”, tha Serafimova.

Të paktën 59 persona vdiqën si pasojë e zjarrit në këtë klub nate në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, siç bëri të ditur më herët ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski./Klankosova.tv

Read Previous

KEDS: Si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në rrjet elektrik

Read Next

Trump ndërpret fondet për Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë