Dua Lipa duket të jetë ballafaquar me një moment jo të lakmueshëm në Meksikë.
Artistja me prejardhje shqiptare gjatë ditë së djeshme (e diel), është sulmuar nga një fans i tërbuar, ku truproja saj menjëherë dolën në mbrojtje.
Në pamjet e publikuara në rrjet, krijuesja e hitit “Don’t Start Now” shihet duke ecur në mes të një turme.
E rrethuar me truproja, një fans i saj duket të ketë sulmuar këngëtaren, teksa ajo në qetësi largohet për në veturë.
Sipas raportimeve, thuhet se Dua nuk është lënduar fare nga ngjarja që kishte ndodhur.