Melanie Robbins është avokate, drejtuese programesh televizive, autore librash dhe folëse motivuese (motivational speaker).
Ajo thotë se bën 7 gjëra të thjeshta për të praktikuar dashurinë ndaj vetes (self-love) çdo ditë:
#1 “Unë zgjohem në mëngjes, sapo dëgjoj alarmin.”
Ditën e djeshme kur vendose alarmin, ti i bëre një premtim vetes. Në mëngjes, mos harro ta mbash atë premtim.
#2 “Rregulloj krevatin për të praktikuar një disiplinë të thjeshtë.”
Për më tepër, është një dhuratë për veten: Një vend i bukur dhe i rregullt për t’u kthyer pas pune.
#3 “Bëj high-five (qepalla) me veten në pasqyrë.”
Është një nga mënyrat më të fuqishme për ta kthyer “kritikun brenda vetes” në një “tifoz të vetes”.
#4 “Shpenzoj kohë çdo ditë për diçka që ka rëndësi për mua.”
Përqendrimi në progres dhe përmirësim dhe jo në perfektion na ndihmon të krijojmë gjëra të mira në jetë.
#5 “Kur dikush më vjen në mendje, i shkruaj.”
Sapo ta bëni këtë, do filloni të mos ndiheni më aq vetëm.
#6 “I bëj vetes premtime të vogla dhe i mbaj ato.”
Nëse e di se mund t’i besosh vetes, ky është një tregues që ti e do veten.
#7 “Kam krijuar një ritual mbrëmjeje për të mbyllur ditën e punës.”
Melanie përgatit një pije, bën një dush dhe fle herët. Kujdesi për veten ndaj natës, është mënyra më e mirë për të garantuar një mëngjes të shkëlqyer.