Dy raste të dhunës në familje janë regjistruar gjatë ditës së djeshme. Njëri ka ndodhur në Han të Elezit e tjetri në Ferizaj.
Policia ka njoftuar një person është arrestuar në Han të Elezit pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Rasti tjetër ka ndodhur në Ferizaj.
Atje po ashtu forcat e rendit arrestuan një të dyshuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
Sipas raportit policor, nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
/Kallxo.com/