Rastet e dhunës në familje janë bërë një fenomen i zakonshëm në vendin tonë, ku gati çdo ditë raportohet për raste të tilla.
Në 24 orët e fundit janë raportuar dy raste të dhunës në familje, ku të dyja kanë ndodhur në Prishtinë.
Sipas raportit policor, rasti i parë ka ndodhur më 5 maj, ku një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht bashkë me fëmijët e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.
Edhe në rastin tjetër, viktimë e dhunës në familje ka qenë një grua. Dje ajo e ka lajmëruar vëllain e saj në Polici pasi ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht atë.
Policia njofton se viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
/GazetaSinjali/