Dy sulme seksuale ndaj dy vajzave të mitura

Një vajzë e mitur ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati.

Rasti ka ndodhur më 22 gusht në Prishtinë dhe është raportuar dje në Polici. Ndërkohë që hetimet po vazhdojnë.

Kurse, në Fushë Kosovë pas hetimeve të zhvilluara, është identifikuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur).

Rasti kishte ndodhur më 4 gusht. Ndërkohë, i dyshuari gjendet në qendrën e paraburgimit lidhur me një rasti tjetër dhe hetimet po vazhdojnë./KP/

Read Previous

Pacientët evropianë kanë filluar të marrin vaksinën e parë në botë kundër kancerit të mushkërive

Read Next

Robert F Kennedy Jr pezullon fushatën dhe mbështet Trump