Dy të vdekur dhe 770 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.319 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.798.980 doza të vaksinës.

Deri më sot 809.982 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 92.117 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 4.285 testime, 770 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 1.589 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 202.664.

Në total numri i rasteve aktive është 16.028.

Read Previous

Spanja rrit pagën minimale në 1 mijë euro

Read Next

Njohja e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania, detaje nga marrëveshja