Me datë 07.02.2022, në ora 11:20 në Sektorin Rajonal për Hetime ka ardhur ankuesja (nëna) së bashku me dy vajzat e saja të moshës së mitur (2006 dhe 2007) për të raportuar rast dhunimi.
Bazuar në intervistën e saj bashkëshorti (i perkatesisë ashkali) i saj, gjegjësisht babai i viktimave e kishte dhunuar njërën vajzë dhe kishte sulmuar seksualisht tjetrën në mënyrë të vazhdueshme (por që datat e sakta nuk u kujtohen).
Dy viktimat e mitura janë intervistuar në prezencën e Prokurorit të Shtetit, zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale, nënës së të miturave si dhe avokatëve mbrojtës.
Personi i dyshuar është arrestuar dhe mbahet në ndalim policor për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Hetimet në vijimësi.