Dy vjeçari nga Gjakova ka nevojë për trajtim jashtë vendit, i nevojitet ndihmë financiare

Dy vjeçari nga Gjakova, Unik Nagavci, vuan nga paraliza cerebrale infantile dhe ka nevojë për trajtim jashtë vendit. Ky dëmtim i trurit ju ka shfaqur Unikut pas lindjes. Babai i tij Megzoni thotë se që nga momenti kur gjendja e tij është përkeqësuar nuk ka lënë dyer të spitaleve pa trokitur për ta shëruar djalin e tij të vetëm. Ani pse i vogël në moshë, vuajtjet e Unikut janë të mëdha. Ai nuk mund të ecë, nuk mund të flas e as nuk mund të luaj bashkë me shokët e tij sikurse të gjithë fëmijët tjerë.

Në pamundësi të gjetjes së fondeve të mjaftueshme familja Nagvaci ka nevojë për ndihmën e të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë. Megzoni apelon tek të gjithë që me aq sa kanë mundësinë të kontribuojnë në shërimin e djalit tij.

Kushdo që mund të ndihmojë financiarisht mund ta bëjë në këtë llogari Bankare e cila është në emrin e babit të Unikut. Fortesa dhe Megzoni të vetmen dëshirë e kanë shërimin e djalit tyre . Ndërsa ëndërra që mezi presin të ju realizohet është që ta shohin Unikun duke ecur dhe ta dëgjojnë atë teksa i thërret nënë dhe babë. Sepse një gjë të tillë nuk e dëgjuan asnjëherë.

Read Previous

Gjendja në repartin e neurologjisë e qetë dhe stabile

Read Next

Rusia nis sulmin për të marrë nën kontroll centralin bërthamor të Chernobilit