Dyshohet se ngacmoi disa herë një grua në rrjete sociale, bie në pranga 50-vjeçari

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sidomos të atyre në rrjete sociale e rrugë. Burra të moshave të ndryshme ngacmojnë me fjalë e veprime të ndryshme të cilat krijojnë shqetësim te gjinia femërore.

Me një situatë të tillë është përballur një grua në Prishtinë, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë pas ngacmimeve të vazhdueshme nga një 50-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar në rrjete sociale 44-vjeçare

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim’./Sinjali/

Read Previous

Mot i vranët

Read Next

Kosovari në Zvicër akuzohet për vrasjen e nuses 24-vjeçare të djalit të tij