Kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Armando Brojës. Tomas Tuchel, trajneri i Chelsea, do të takohet për herë të parë me Tod Bohli, pronarin e ri të klubit, dhe së bashku do të diskutojnë për strukturën e skuadrës në sezonin e ri.
Romelu Lukaku raportohet se i ka bërë të ditur klubit se kërkon të largohet e kështu, do të hapej një mundësi e artë për Brojën që të ishte pjesë aktive e skuadrës së parë të Chelsea në edicionin e ardhshëm.
Blutë e Londrës zotërojnë kartonin e talentit kuqezi dhe për këtë arsye, me shumë gjasa, në takimin mes drejtuesve, do të kemi dhe vendimin përfundimtar, sa i takon të ardhmes së futbollistit shqiptar./A2news/