Ngrohtë e kryesisht me diell të shtunën, kurse ftohtë, me shi e borë ditën e diel.
Sipas Prishtina Weather, ditën e diel depërtimi i një fronti të ftohtë, sjell të reshura shiu, me rënie të temperaturës edhe me përzierje të borës, derisa në vise kodrinor-malore priten reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë, e vranësirat shpërndahen.
Java e ardhshme fillon me mot stabil, kryesisht me kthjellime e diell, ndërsa orëve të mëngjesit edhe më ftohtë ditën e hënë dhe të martë./Botasot/PrishtinaWeather/