Në mesin e gjashtë komunave të Kosovës përfituese e granteve për gratë në biznes dhe ndërrmarrësit e rinjë është edhe komuna e Gjakovës. Drejtori për Zhvillim Ekonomi, Ferdinand Kolaj ka thënë se German Cooperation ka përzgjedhur që të ndihmojë start up bizneset dhe idetë kreative që deri më tani nuk janë promovuar të cilat mund të jenë mungesë në treg apo nuk ekzistojnë fare.
Të drejtë aplikimi kanë pasur start up bizneset në këto fusha: IT dhe komunikim, shërbime dhe edukim, prodhim dhe përpunim i ushqimit, artizanate si dhe stilim.
Eshtë faza e fundit e procedurës së vlerësimit të aplikacioneve dhe pritet që një numër i konsiderueshëm i start up bizneseve gjakovare të jenë përfituese.