Edhe këtë vit fermerët do të kenë mbështetje me subvencione dhe grante

Edhe këtë vit fermerët e Gjakovës do të kenë mundësinë që të aplikojnë për subvencione dhe grante në sektorin e bujqësisë, shpezëtarisë, bletarisë e të tjera. Drejtori i këtij dikasteri, Haxhi Sejdiu tha se janë paraparë mbi 100 mijë euro subvencione dhe ka ftuar fermerët që të aplikojnë për këtë skemë rreth mbështetjes së tyre.

Ndërsa në kuadër të investimeve kapitale Haxhiu tha se do të ndërtohen penda dhe kanale të ujitjes në zonat rurale.

Përveç këtyre është edhe një subvencion i mbetur i vitit të kaluar e që do të realizohet në javën e ardhshme. Bëhet fjalë për 52 bletarë të komunës së Gjakovës të cilët janë përfitues të paisjeve për nxjerrjen e mjaltit.

https://www.youtube.com/watch?v=22PxdXfK2LY

Read Previous

​LDK zgjedh kryesinë e re dhe nënkryetarët

Read Next

Rreziku nga cunami në Japoni, Ambasada e Kosovës vë në dispozicion numrat emergjentë