Është prag Krishtlindje dhe gjithë besimtarët e besimit krishterë kudo në botë festojnë, siç dihet krishtlindja është festë vjetore dhe besimtarët me 24 dhjetor mbledhen në meshë. Edhe këtë vit mesha do të mbahet duke respktuar masat anti-covid kështu tha Pader Ndue Kajtazi.
Ai gjithashtu tha se vaksina për të festuar krishtlindjet nuk do të ju kërkohet vizitorëve pasi ata edhe vet tashmë dinë të respektojnë distancën fizike dhe masat në fuqi.
Krishtlindjet festohen në mënyra unike në të gjithë botën, madje edhe në ato vende ku ka më pak të krishterë.