Edonjeta, vajza e cila u rrit me muzikën, e që e përcolli edhe gjatë rrugëtimit të saj.
Është bukur kur pasionin tënd e ndan me të tjerët e sidomos me partnerin e jetës, e Edonjeta gëzoi fatin e tillë.
Në storjen e përgatitur për programin e mëngjesit “Çeli sytë”, Edonjeta ndau nga jeta e saj personale, takimin me të dashurin e zemrës, Artilin, artin si të përbashkëtën e tyre të madhe dhe frytin e tyre të dashurisë, djalin Malt.
E pyetur se a synon ta drejtojë dhe djalin në rrugën e njëjtë si prindërit, ajo u përgjigj: Malt vërehet që e pëlqen muzikën, por nuk jam tipi i prindit që do ja imponoja një gjë të tillë, nëse ai e ndjen dhe e pëlqen ka gjithë mbështetjen time..
Poashtu Edonjeta tregoi se si dhe sa e vlerëson muzikën sot.
Edonjeta mban kurse për fëmijët e përkushtuar ndaj muzikës, duke ju lënë të zgjedhin ata zhanrin e preferuar.
Malt është me fat që është i rrethuar nga të dy anët me muzikën, sepse ajo me të vërtetë është ushqim i shpirtit.
Edonjeta e mbylli storjen ashtu siç i ka hije me këngë, të cilën mund ta dëgjoni në videon më poshtë, bashkë me intervistën e plotë: