Elezi: Deri tani vetëm një subjekt politik ka dorëzuar aplikimin për certifikim në zgjedhje

Subjektet politike kanë afat edhe dy ditë që të dorëzojnë aplikimin e tyre për certifikim dhe listën me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen, më 9 shkurt 2025.

Lidhur me këtë ka folur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

 Elezi ka thënë se deri tani vetëm Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka dorëzuar aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje si dhe ka dorëzuar listën me emrat e 35 kandidatëve për deputetë.

“Deri tani, subjekti politik Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka dorëzuar aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje si dhe ka dorëzuar listën me emrat e 35 kandidatëve për deputetë”, ka deklaruar ai 

Afati i fundit është deri më 11 dhjetor në orën 16:00./Indeksonline/

Read Previous

OpenAI zgjeron praninë në Evropë

Read Next

Igli Hasani përfundon vizitën në Katar