Eliminimi nga Champions, Gjimshiti: E pafalshme ta mbyllnim pjesën e parë në disavantazhin 3-0

Creator: ph.FAB | Credit: ph.FAB // Shutterstock

Berat Djimsiti, mbrojtësi i Atalantës, foli për “Sky Sport” pas humbjes 3-1 në Champions League kundër Bruges: “Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura, komplimente për ta. Në pjesën e parë na shënuan tre gola në kundërsulm, goli i shpejtë e komplikoi ndeshjen tonë.

Gjëja më e rëndësishme ishte shpirti i ekipit, nuk u dorëzuam. Tani duhet të rimarrim veten dhe të mendojmë për kampionatin. Ata janë një skuadër e mirë, luajnë futboll cilësor. Na vunë më shumë në vështirësi në ndeshjen e parë, por sot ishin të pamëshirshëm.

Në një ndeshje kaq të rëndësishme nuk mund të shkojmë në pushimin e dy pjesëve të lojës me disavantazhin 3-0. Tani duhet të rikarikojmë bateritë, të mësojmë nga gabimet dhe të ecim përpara”. /Telesport.al/

Read Previous

Analizë e BBC-së: Liderët evropianë, të ndarë për taktikat e tyre me Trumpin

Read Next

Si do të dukej një forcë evropiane në Ukrainë?