Enis Gashi zgjedhet Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjakovë

Enis Gashin është zgjedhur në detyrën e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës me një mbështetje nga pjesa shumicë e anëtarëve të KPK-së.

Me një rezultat prej 9 vota për, 1 kundër, Gashi do të të fillojë mandatin e tij si kryeprokuror nga 1 janari i vitit 2024.

Konkursi për Kryeprokuror në Gjakovë ishte shpallur fillimisht më 23 maj 2023 por i njëjti ishte shtyrë për t’u rihapur më pastaj më 1 gusht 2023.

Ndryshe, deri tek shpallja e këtij konkursi kishte ardhur pasi ish-kryeprokurori i mëparshëm Ramiz Buzhala ishte degraduar nga KPK-ja dhe i njëjti ishte transferuar si prokuror në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Buzhala ishte suspenduar nga puna një ditë pas raportimit të KALLXO.com se ai i kishte dërguar pyetje të testit për bashkëpunëtorë të gjykatave një kandidati.

Gjatë muajit nëntor pesë kandidatë për pozitat e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe asaj të Prokurorisë së Prishtinës janë intervistuar.

Kandidat i vetëm për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka qenë Zejnullah Gashi pasi prokurorja Fitore Sadiku, nuk i kishte plotësuar kriteret për të kandiduar për pozitën e kryeprokurores dhe kundërshtimi i saj ishte refuzuar nga KPK. /Kallxo.com

Read Previous

Humbja ndaj Evertonit, Pochettino: Meritonim më shumë, ishim më të mirë se ata

Read Next

Prokurori nga Bosnja: Kosova t’i dyfishojë prokurorët që merren me krime lufte