Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, paraqiti vizionin e tij për rolin e Turqisë në një botë gjithnjë e më të trazuar gjatë një fjalimi në një forum diplomatik në Antalya të premten.
Erdogan, i cili po përballet me trazira të brendshme për shkak të protestave kundër burgosjes së rivalit të tij kryesor politik, e paraqiti Turqinë si një vend që mund t’i kapërcejë ndarjet gjeopolitike.
Si anëtare e NATO-s, Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe të aleancës dhe një industri të zhvilluar të mbrojtjes. Erdogan dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë folur shpesh për marrëdhënien e ngushtë personale mes tyre.
Së fundmi, Trumpi, gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, e këshilloi atë të jetë “i arsyeshëm” në marrëdhëniet me Ankaranë.
Duke iu referuar tarifave tregtare të vendosura nga Trump, ai la të hapur mundësinë për një rezultat pozitiv për Turqinë, e cila është përfshirë në tarifën standarde prej 10%.
Erdogan ka deklaruar se po bëjnë më të mirën për të parandaluar që konkurrenca e nxehtë tregtare për tarifat doganore të mos shndërrohet në diçka shkatërruese./koha.net/