Ernest Muçi mund të vijojë karrierën e tij në Serinë A.
Sipas mediave italiane, ish-futbollisti i Tiranës, sot me Legian e Varshavës, është objektiv i Napolit për rolin e mesfushorit sulmues.
Sipas “calcionapoli24”, 21-vjeçari Muçi i ka pëlqyer drejtuesve të Napolit, të cilët e kanë parë nga afër kur ai ka luajtur kundër tyre në Europa League.
Ditën e djeshme, “La Gazzetta dello Sport” publikoi se Napoli është e interesuar edhe për dy shqiptarë të tjerë: Armando Broja dhe Kristjan Asllani./A2news/