Ervin Doli, kampion i Kosovës në tenis në kategorinë U12 për vitin 2021

Ervin Doli që nga fëmijëria ka filluar të merret me sportin e tenisit. Ka vetëm 12 vjet dhe vazhdon të mbaj epitetin e teniserit më të mirë të Kosovës për vitin 2021 në kategorinë U12. Titullin e kampionit e ka rrëmbyer tash së fundi në turneun përmbyllës ‘Masters 2021”. Kjo lojë për të ishte sfida më interesante që e ka zhvilluar deri më tani në karrierën e tij si sportist. Edhe kësaj radhe Ervini ka treguar vetëmohim maksimal duke prezantuar një takim cilësor deri në poenin e fundit.

Ai u shpreh se me shumë përkushtim dhe krenari arriti të sjellë titullin e kampionit në qytetin e Gjakovës. Por për këtë i është falënderues edhe trajnerit i cili e ka përcjellë atë hap pas hapi.

Dihet se ai është pjesë e klubit të tenisit “Gjakova” dhe bashkë me trajnerin Astrit Xërxa kanë arritur që për më shumë se 5 vite të tregojnë rezultatet pozitive në secilën garë.

Ervini nuk ka ndërmend të ndalet. Ai synon të triumfojë edhe në arenën ndërkombëtare.

Të shumta janë kupat dhe medaljet të cilat tregojnë se vit pas viti ka qenë teniser i mirë. Ndër to janë shpresa e vitit 2021 dhe laureati i vitit 2020 të cilat janë ndarë nga Federata e Tenisit të Kosovës dhe nga komuna e Gjakovës. Edhe këto pamje tregojnë se Ervini e zotëron mirë fushën e tenisit, sport që i solli shumë suksese në karrierë. Kureshtja dhe pasioni ndaj tenisit e kanë shtyer atë që të ketë edhe më shumë ambicie dhe të jetë shembull se si gruposhat e reja mund ta ndjekin rrugën e tij.

Read Previous

Nesër shpallen rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve

Read Next

Kisha e Raçës, monumenti arkeologjik që daton nga periudha e hershme e shekullit V