Është bërë furnizimi me insulina në QKMF në Gjakovë

Qendra Kryesore e Mjeksisë Familjare është furnizuar me medikamentin kryesor për diabetikët, insulinen. Ky ilaq është i mjaftueshëm në sasi dhe i njejti gjendet në tri llojet Novomix, Novorapid dhe Levemir. Kështu është bërë e ditur nga punonjësit shëndetësorë të barnatores në këtë qendër.

Furnizimi është bërë për muajin prill dhe qytetarët mund ti marrin ato çdo ditë pune nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 të mbrëmjes. Kujtojmë që në këtë institucion janë të regjistruar gjithsej 1055 pacientë të varur nga ky medikamet.

Read Previous

Rrethrrotullimi në drejtim të Prizrenit i dëmtuar për shkak të aksidenteve

Read Next

Librat psikologjik më të kërkuarit në bibliotekën e qytetit