Është bërë porosia e shiringave që mungojnë në kabinetin e radiologjisë

Në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë janë duke munguar shiringat për injektor automatik për kontrast intravenoz.

Pajisja për ekzaminin CT tejet moderne e cila ka ardhur si donacion vitin e kaluar ka pasur edhe 200 shiringa por ato janë shpenzuar, të njëjtat nuk mund të sigurohen në Kosovë por jashtë vendit. Infermierët e radilogjisë thonë se kjo procedurë do të marrë kohë deri në furnizmin e këtyre shiringave.

Porosia brenda vitit është rreth 1000 shiringa e këto besohet të jenë të mjaftueshme për një vit pune në radiologji thonë stafi i këtushëm.

Read Previous

Hakmarrja e çiklistit: Deri më tani kam denoncuar 300 vozitës

Read Next

Monumenti i NewBorn këtë vit i kushtohet ‘Fuqisë së vajzave’