Është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

Sot është mbajtur mbledhja e dytë e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Gjakovës, për vitin 2021.

Në këtë mbledhje kaluan për diskutim 4 pika të rendit të ditës.

Fillimisht kryesuar nga Anton Shala u shqyrtua procesverbali nga mbledhja e mbajtur me datë 20 janar.

Drejtori i Arsimit në Gjakovë, Gjevalin Nikollbibaj raportoi rreth Draft Rregullores Komunale për Kutitë e Ankesave në Institucionet e Arsimit Parauniversitar.

Më pas u raportua edhe rreth Punës së Ndërmarrjes Publike Komunale “Stacioni i Autobusëve” për vitin 2020.

Si dhe u prezantua edhe raporti I Punës së Ndërmarrjes Publike Komunale KRM “Cabrati” për vitin 2020.

Ndër të tjera u shtruan edhe pyetje të ndryshme të cilat morën përgjigje nga personat përkatës që morën pjesë në këtë mbledhje.

Read Previous

Historia e panjohur e Dr. Florit, njeriu i duhur në kohën dhe vendin e duhur

Read Next

​5 viktima dhe 285 raste të reja me COVID-19