Ministria e arsimit të Kosovës ka ndarë 2 milion euro për ndërtimin e godinës së re të shkollës Hamëz Cena në fshatin Demjan.
Prezent në vënien e gurthemelit ishin edhe ministri i arsimit Ramë Likaj, si dhe kryetari Gjini me bashkëpunëtorë.
Likaj theksoi se është i lumtur që iu mundësua ky investim në këtë zonë kaq të rëndësishme të arsimimit.
Kryetari Gjini theksoi se vënia e gurthemelit në ditën e Epopesë së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës është simbolikë e veçantë.
Të pranishmit u argëtuan me pika artistike të përgatitura nga nxënësit shkollës që me krenari mban emrin e aktivistit dhe punëtorit të dalluar të arsimit Hamëz Cena.